Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

13 Shkurt 2026 | 14:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës ka konfirmuar dhe publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për president të entitetit të Republikës Sërpska, sipas të cilave Sinisha Karan është zgjedhur në këtë post.

Karan, kandidat i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) të Millorad Dodikut, do ta ushtrojë këtë funksion deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja të përgjithshme, të cilat pritet të zhvillohen në muajin tetor të këtij viti.

Zgjedhjet e parakohshme të përsëritura për president të Republikës Sërpska janë mbajtur më 8 shkurt në 16 qytete të këtij entiteti dhe në Distriktin e Bërçkos.

Në zgjedhje kanë votuar 41.826 qytetarë, apo 49.51 për qind. Të drejtë vote kanë pasur gjithsej 84.474 votues.

Zgjedhjet janë mbajtur në 136 vendvotime në 17 njësi të vetëqeverisjes lokale në Republikën Sërpska dhe Distriktin e Bërçkos. Ato janë përsëritur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës kishte zbuluar keqpërdorime gjatë votimit të mbajtur më 23 nëntor 2025.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e...
18:34 | 28/06/2026

Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar

Emisioni “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, me gazetarin Xhensil Shkëmbi, udhëtoi këtë javë në Fravesh, Pashkashesh dhe Kllojkë, tre fshatra të qarkut të Tiranës...
17:17 | 28/06/2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur...
15:54 | 28/06/2026