IKMT shemb 10 objekte në bregdetin e Radhimës

28 Mars 2022 | 16:54

Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur shembjen e 10 objekteve në zonën e Radhimës në Vlorë.

Pronarët e objekteve që do shemben, kanë kundërshtuar me forcë prishjen e bizneseve. Ata pretendojnë se janë në proces legalizimi dhe se disponojnë dokumente.

“Dokumentet nuk i njohin ndërkohë që lejen e ndërtimit e kemi marrë në 1994 apo 1998”, tregon një prej pronarëve.

Sipas IKMT prishja e objekteve ka vijuar pasi ato janë ndërtuar pa leje, por një gjë e tillë është kundërshtuar me forcë nga qytetarët.

‘Viktimë’ e aksionit ka rënë dhe një shtetase italiane që ka ardhur për të bërë biznes në Shqipëri.

“Kam bërë kontratën në dhjetor të 2021 për 5 vjet. Noteri bëri kërkimet dhe çdo gjë ishte në rregull. Unë kam paguar taksat çdo muaj, se kuptoj këtë ndërhyrje për të shembur bizneset në prag të sezonit turistik”, shprehet sipërmarrësja italiane.

Që nga nisja e aksionit, 80 objekte pa leje janë shembur përgjatë bregdetit të bashkisë Vlorë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026