“Sirena” ndalet sërish në Durrës, mbërrijnë 657 turistë të huaj

5 Tetor 2023 | 15:39

657 turistë mbërritën mëngjesin e sotëm në Durrës me kroçerën “Sirena”, e ndalur për herë të tretë në Durrës gjatë këtij viti.

Anija turistike vjen në Portin e Durrësit pas ndalesës së fundit në Dubrovnik të Kroacisë.

Sipas të dhënave të agjencisë turistike, turistët vijnë nga 22 vende të botës, 422 prej të cilëve i përkasin shtetësisë amerikane. “Sirena” është një ndër anijet turistike që  tashmë Shqipërinë e ka pjesë të itinerait të saj të përvitshëm.

Sipas të dhënave nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, anija turistike me gjatësi 180 metra është  akostuar në kalatën 5 të portit të Durrësit.

Sipas të njëjtave burime, kroçera “Sirena” që po kryen një tur në disa qytete turistikë të detit Mesdhe.

Gjatë qëndrimit të anijes në Durrës turistët e huaj do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit dhe pas 12 orësh në qytetin antik kroçera do të vijojë lundrimin drejt Crotones (Itali).

Vetëm përgjatë këtij viti në ndalesat e saj në Durrës kjo kroçierë ka sjellë më shumë se 2000 turistë me kombësi të ndryshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026