Siriani me origjinë shqiptare, Jamen Arnaout mjek në QSUT, dhëndër në Shijak

18 Tetor 2022 | 11:51

Gjysmë sirian dhe gjysmë shqiptar. Prej më shumë se 20 vitesh Jaman Arnaout ndodhet në Shqipëri.

“Unë jam lindur dhe rritur në Siri, shtetas sirian me origjinë shqiptare. Nga koha, Muhamet Ali Pasha, stërgjyshi ka lëvizur nga Shqipëria në Egjipt dhe nga Egjipti në Siri. Familja ka prejardhjen nga Shqipëria, origjina jonë daton 150 vjet përpara dhe ne si familje kemi mbiemër arnaut, që kuptohet që jemi me origjinë shqiptare”, thotë Jamen Arnaout, mjek kardiolog për Euronews Albania.

Jaman është mjek kardiolog pranë QSUT-së. Ka vendosur të ndjekë rrugën e babit të tij.

“Mjekësia për mua është pasion dhe trashëgimi nga babai. Babi im ka mbaruar shkollën këtu për mjekësi”, tregon Arnaout.

Ndryshe nga të rinjtë, të largohet nga Shqipëria nuk është në planet e tij, as për të punuar jashtë. Thotë se midis problemeve që ka ky profesion, dëshira për të qenë në atdhe triumfon.

“Në Shqipëri ka shumë potencial, por prapë e vuajnë pjesën e mungesës së stafit të përgatitur mirë. Më shumë mungesat ndihen nëpër rrethe sesa në Tiranë. Spitalet nuk kanë infrastrukturën e duhur. Shpresoj të rri dhe të vazhdoj të jap më të mirën e mundshme”, shprehet mjeku.

Jamen është i martuar me një grua nga Shijaku dhe ka dy fëmijë.

Shpreson që një ditë të ketë mundësi t’u tregojë fëmijëve të tij gjysmën tjetër të origjinës.

“Qejfi është të marr fëmijët të shohin vendlindjen time, se ata janë edhe sirianë dhe më pyesim kur do ikim, por derisa është ky regjim nuk kam ndërmend të kthehem”, thotë Arnaout.

Nga Siria kanë mbetur vetëm kujtimet. E ardhmja është Shqipëria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026