Sistemi zgjedhor, largohen edhe dy demokratë nga nisma për hapjen e listave
Në programin e punës të Kuvendit të Shqipërisë është futur zyrtarisht nisma e opozitës parlamentare për të ndryshuar Kushtetutën me qëllim hapjen listave të kandidatëve për deputet. Dokumenti i riprotokolluar në Kuvend, 4 ditë pasi u firmos nga opozitarët, ka shënuar edhe mbylljen e merkatos së firmave për ligjvënësit që kërkojnë të ndryshojnë Kushtetutën ku mesa duket, janë larguar të djathtë dhe janë bashkuar të majtë.
Përmbajtja e dokumentit nuk ka asnjë ndryshim nga varianti i parë, kërkohet hapja e listave, rritja e pragut në 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore ndërsa tek firmëtarët vërehen largime dhe afrime.
Të parët që janë larguar janë dy deputetët, Artur Roshi dhe Besnik Troplini, e më pas Kostaq Papa për të cilin ka edhe një shënim, se dorëheqjen e ka bërë mediatikisht. Por nga lista e parë janë larguar edhe dy deputet të cilët e kanë pasur kalë beteje ndryshimin e sistemit dhe argumentin e marrjes së mandatit pas djegies së tyre nga PD.
Konkretisht Alban Zeneli dhe Korab Lita kanë refuzuar që të rifirmosin kërkesën për ndryshimet Kushtetuese dhe janë zëvendësuar nga deputet që përkrahin hapur maxhorancën socialiste, Elena Xhina dhe Reme Lala të dala nga listat e PDIU-së si edhe Lefter Koka të cilin e përjashtuan nga LSI-ja pasi nuk pranoi të digjte mandatin.
Krahas këtyre, as Rudina Hajdari nuk e ka firmosur këtë dokument, por gjithsesi numri i nevojshëm i firmave është arritur, 28 dhe tani më Kuvendi është i detyruar ta marr në shqyrtim këtë nismë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta