Situata e COVID-19, SHBA-të përballen me një valë të dytë infeksionesh
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një problem tejet serioz, siç është shprehur shefi i Institutit të Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci, pasi ditët e fundit 16 shtete kanë shënuar rritje të lartë të rasteve të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 40,000 infektime të reja.
Në konferencën e parë të grupit të punës pas dy muajsh, Dr. Fauci tha se e vetmja mënyrë për të përballuar këtë sfidë është të punohet pa ndasi. Ai u shpreh se rritja e rasteve ka ardhur si pasojë e hapjes së parakohshme të ekonomisë. Në fjalën e tyre “task-forca” u bëri thirrje të rinjve që të tregohen më të kujdesshëm dhe të ruajnë masat e distancimit fizik.
Ndërsa ekspertët e shëndetit thanë që duhet të bëhen më shumë për të ngadalësuar përhapjen, nënkryetari i Shtëpisë së Bardhë Mike Pence vlerësoi “përparimin” e SHBA-së.
Ekspertët qeveritarë besojnë se më shumë se 20 milionë amerikanë mund të janë infektuar me koronavirus, 10 herë më shumë se sa shifrat zyrtare.
Aktualisht, të konfirmuar zyrtarisht me COVID-19 në SHBA janë 2.46 milionë njerëz, prej të cilëve 127,640 kanë vdekur.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania