Situata e reshjeve në Berat, disa zona mbeten pa energji elektrike

22 Nëntor 2024 | 22:02

Moti i keq e me shi duket se ka shkaktuar probleme edhe në qytetin e Beratit. Si rezultat i reshjeve dhe erës së fortë janë vënë re disa problematika lidhur me furnizimin me energji elektrike, ku disa zona kanë mbetur pa drita.

Gjithashtu probleme janë vënë re edhe me kanalet kulluese në disa zona ubrane të qytetit, ndërsa sipas njoftimit një familje ka raportuar se ka pasur prezencë uji në banesë.

Njoftimi

Informacion i orës 20:30 mbi situatën e reshjeve ne qarkun Berat.

Si rezultat i reshjeve intensive te filluar rreth orës 17:00 – 20:15 min te shoqëruar me ere te forte, ne territorin e qarkut Berat janë vërejtur disa problematika lidhur me furnizimin me energji elektrike, rënie pemësh, bllokim pusetash dhe kanalesh kullues ne disa zona urbane ne qytetin e Beratit, prezence uji ne një familje etj.

Konkretisht:

Informohemi nga Drejtoria e OSHEE Berat se janë disa zona pa energji elektirke si:

– Fid.Tomorrice N.st Corovode.1 jashtë pune 13 kab.dhe 150 ab.pa energji.

– Fid.Potom N.st Corovode.1 jashtë pune 6 kab.dhe 40 ab.pa energji.

– Fid.11/6k N.st Uznove jashtë pune 28 kab.dhe 500 ab.pa energji.

– Fid.7/10 kV N.st Kuçovë jashtë pune 10 kab.dhe 200 ab.pa energji.

– Fid.4/10 kV N.st Kucove jashtë pune 10 kab.dhe 100 ab.pa energji.

– Fid.e tjere janë ne pune.

Si rezultat i erës se forte, pranë terminalit te qyteti Berat ka patur rënie peme duke bllokuar qarkullimin ne hyrje te qytetit;

Si rezultat i reshjeve intensive dhe bllokimit te  pusetave dhe kanaleve kulluese nga inertet ka patur prezence uji ne një familje ne lagjen Uznove, Berat.

Ne te gjitha rastet e konstatuara grupet e shërbimit te MZSH dhe OSHEE janë ne terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës. Për shkak te rënies se intensitetit te shiut po punohet nga grupet e avarive  te OSHEE për kthimin e energjisë elektrike ne zonat e munguara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026