Situata në Gaza, Blinken në Izrael për bisedime me Netanyahun lidhur me luftën

22 Mars 2024 | 10:48

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron në Izrael për atë që pritet të jenë bisedime të ashpra me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me luftën në Gazë, teksa dallimet publike rreth konfliktit janë thelluar.

Kjo është ndalesa e fundit e Blinkenit në misionin e tij të gjashtë diplomatik në Lindjen e Mesme, në të cilin ai pritet të takohet me Netanyahun dhe kabinetin e tij të luftës, me synimin që t’i bindë ata të mos zbatojnë planet e tyre për një ofensivë ushtarake në qytetin jugor të Rafahut.

Një ofensivë në shkallë të gjerë në Rafah ka rritur frikën se mund të përkeqësojë edhe më shumë krizën e thellë humanitare në Rripin e Gazës.

“Një operacion i madh ushtarak në Rafah do të ishte gabim dhe është diçka që ne nuk e mbështesim”, tha një ditë më parë Blinken gjatë qëndrimit në Kajro, ku u takua me kryediplomatët nga Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan REL.

Blinken pritet t’i paraqesë Netanyahut alternativa për të luftuar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Rafah.

Bisedimet do të vazhdojnë edhe javën tjetër kur ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe një delegacion i ndarë i zyrtarëve të lartë izraelitë do të vizitojnë Uashingtonin. Netanyahu u pajtua për vizitën e këtij delegacioni gjatë një bisede telefonike që zhvilloi të hënën me presidentin amerikan, Joe Biden. Kjo ishte biseda e parë në muajin e fundit mes udhëheqësve në mes të thellimit të dallimeve.

Vizita e Blinkenit nuk ishte paralajmëruar kur kryediplomati amerikan nisi turneun e tij në Lindjen e Mesme. Kjo vizitë vjen pasi zyrtarët e lartë të inteligjencës nga SHBA-ja, Izraeli, Egjipti dhe Katari pritet të takohen në Doha për të diskutuar për detajet e një marrëveshjeje armëpushimi, që parasheh edhe lirimin e pengjeve.

Hamasi, gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit – sulm që nxiti luftën – vrau afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë afër 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026