Situata në Kakavijë e Kapshticë, Olta Xhaçka e quan të papranueshme deklaratën e Metës
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i është përgjigjur Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili duke iu referuar situatës në Kakavijë, pohoi se qytetarët shqiptarë nuk mund të trajtohen sikur të ishin pa atdhe e pa shtet.
Me një shënim në “Facebook” , znj. Xhaçka shton se qytetarët nuk janë pa shtet e pa atdhe, por situata e krijuar në pikat doganore, nuk ka ardhur për shkak të qeverisë shqiptare. Sipas saj, deklaratat e bëra nga kreu i shtetit janë të papranueshme dhe jo korrekte.
“Zoti President, keqardhje për prononcimet tuaja lidhur me situaten e krijuar në kufi. Këta qytetarë nuk janë as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova për këtë janë të gjithë ata djem e vajza, burra e gra me uniformën e ushtrisë, të policisë apo të shëndetësisë, që janë pranë tyre ditë e natë, në këtë situatë vërtet shumë të vështirë. Pa llogaritur këtu strukturat e pushtetit vendor që nuk rreshtin së ndihmuari nga ora e parë e radhës së gjatë. Është vërtetë për të ardhur keq që në vend të një inkurajimi, e pse jo të një shprehje mirënjohjeje për punën që po bëjnë ne kushte kaq të vështira, ju gjeni fjalët me të papërshtatshme për një kryetar shtetit”, shkruan ajo.
Ministrja shton se burrat, gratë, vajzat dhe djemtë e FA-së dhe Policisë së Shtetit po bëjnë maksimumin për të ndihmuar qytetarët, që prej ditësh, po synojnë të kalojnë drejt shtetit të Greqisë.
“Nuk e meritojnë këtë as efektivët e FA, as ata të Policisë së Shtetit, as ata te institucioneve shëndetësore dhe as ata të strukturave vendore. Djem e vajza, burra e gra që po japin maksimumin për t’u përballur me një situatë që ashtu si zjarret, tërmetet, e se fundi pandemia, nuk e kane shkaktuar as ata, as shteti, as atdheu, por që atyre u ka rënë barra ta përballojnë dhe po e bëjnë me dinjitet e përkushtim të madh”, shton ajo.
Më tej znj. Xhaçka thotë se sulmet e Metës në adresë të qeverisë nuk janë të mirëkuptueshme, sidomos në këtë situatë kaq të vështirë për shkak të pandemisë.
“E mirëkuptojmë shqetësimin, e mirëkuptojmë edhe kritikën, po sinqerisht nuk e gjejmë dot kuptimin, aq me pak mirëkuptimin, që Presidenti i Republikës të sulmoje qeverinë e shtetin, duke folur për qytetarë pa atdhe, në këto kushte kur njerzillëku është një minimum pa të cilin realisht nuk ka me sens te flitet”, shton ajo.
Presidenti ftoi qeverinë shqiptare t’ua kryejë falas testin e Covid-19 qytetarëve, të cilët prej pesë ditësh ndodhen në Kakavijë dhe Kapshticë. Për kreun e vendit situata e krijuar në këto dy pika po turpëron të dyja shtetet, si Greqinë ashtu edhe Shqipërinë.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti Meta thirrje Greqisë: Kjo situatë i turpëron të dy vendet
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë