Situata në veri të Kosovës, Kurti flet në mbledhjen e qeverisë mbi problematikat

11 Shtator 2024 | 14:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të merkuren adresimin e tij në fillim të mbledhjes së qeverisë ia kushtoi situatës në veri. Ai tregoi për vizitën e paparalajmëruar atje të martën, ku theksoi se këto vizita nuk janë kundër askujt.

“Vizitat tona, të zyrtarëve shtetërorë, në këto komuna nuk janë kundër askujt. Ato në fakt janë të domosdoshme për të kuptuar nevojat që këto komuna i kanë, pasi ta kemi lënë anash çfarëdo paragjykimi për të cilin qeveria jonë angazhohet që nga dita e parë e saj. Pikërisht për t’i flakur paragjykimet e ndërsjella dhe për të kuptuar se sa anash janë lënë qytetarët atje, ne po i bëjmë këto vizita të cilat janë vizita pune. Atje po bëhen investime që nuk janë bërë në dy dekadat pararendëse. Po shtohen shërbime që u kanë munguar qytetarëve.”, deklaroi Kurti.

Kurti po ashtu bëri te ditur arsyet e aksioneve te fundit te shtetit te Kosoves në veri.

“Në fund të muaji të kaluar, pas raportimeve dhe dëshmive të konfirmuara se në katër komunat veriore po funksionojnë komuna paralele të Serbisë në hapësira të uzurpuara, dhe po zhvillojnë veprimtari ilegale, institucionet tona të sigurisë kishin ndërmarrë veprime ligjore për mbylljen e tyre. Kjo na ka mundësuar neve, institucioneve qeverisëse që pastaj të ofrojmë shërbime të ligjshme.”

Sipas Kurtit shteti i Kosoves nuk po mbyll zyra, por po i hap ato në menyre që qytetarëve t’iu ofrohen shërbime të ligjshme.

Po ashtu, kryeministri Kurti shtoi se javën e kaluar u kuptua se kush ishte për mbyllje e kufizime.

“Grupe personash të maskuar, në prani të Policisë së Serbisë, në kufi me Republikën e Kosovës por në territorin e Serbisë, bënin rolin e policit kufitar duke ndaluar vetura e legjitimuar udhëtarë për të kuptuar përkatësinë e tyre etnike. Gjatë atyre ditëve, institucionet tona, policia dhe inteligjenca kanë punuar nga minuta në minutë që planet e qëllimet e këtyre grupeve të dështojnë siç edhe ndodhi”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë tha se në atë pjesë ka shume punë që bëhen e nuk dihen, prandaj ka shfrytëzuar rastin t’i falenderoje të gjithë zyrtarët policorë dhe agjentët të cilët janë kujdesur që publiku e qytetarët të shohin dhe jetojnë vetëm rezultatet pozitive përkundër planeve dashakeqe të Serbisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar...
17:12 | 03/07/2026

Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën...
16:54 | 03/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026