Situatë problematike nga moti i keq në Lezhë e Mirditë, sipërfaqet të tëra nën ujë

19 Nëntor 2025 | 12:18

Situata e krijuar nga moti i keq në qarkun e Lezhës vijon të mbetet problematike. Edhe pse uji është tërhequr nga pjesa më e madhe e zonave të përmbytura, pasojat janë të konsiderueshme, sidomos në pronat e qytetarëve dhe në infrastrukturë, kryesisht në Njësitë Administrative Mamurras dhe Milot në Kurbin.

Ndërkohë reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme serioze në Bashkinë Mirditë, ku disa zona vijojnë të jenë të izoluara si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimit të infrastrukturës.

Në Njësinë Administrative Fan, fshatrat Shengjergj dhe Klos janë bllokuar plotësisht nga shembjet e rruges, duke ndërprerë lëvizjen e mjeteve dhe transportin e fëmijëve drejt shkollës. Në Njësinë Administrative Kurbnesh, rruga kryesore që lidh zonën me Lurën është bllokuar, ndërsa edhe në disa fshatra të tjerë ka probleme me qarkullimin për shkak të rrëshqitjeve. Situatë e vështirë paraqitet edhe në Orosh dhe Kaçinar, ku dëmtimet e rrugëve dhe urave pasarelë kanë vështirësuar lëvizjen e banorëve.

Ndërkohë, në Njësinë Administrative Rrëshen, është shembur ura që lidh fshatin Jezull me rrugën kryesore, duke e bërë të pamundur kalimin në këtë aks.

Strukturat  dhe ekipet e emergjencave ne te tre bashkite e qarkut po punojnë për normalizimin e situatës dhe hapjen e akseve të bllokuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026

VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura

Euronews Albania ka siguruar videon e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në Unazën e Madhe të Tiranës. Si...
20:54 | 22/07/2026