‘S’jam i shqetësuar për mosrikthimin si ministër’, Gjiknuri: Detyra e re, një pritshmëri e mirë
Damian Gjiknuri, i sapozgjedhur si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste deklaroi për mediat se detyra e re është një sfidë jashtëzakonisht e madhe.
“Është një sfidë e mirëpritur. Natyrisht që unë kam pasur lidhjet me qarkun Vlorë dhe aty kam pasur një arritje të shkëlqyer për të dyja palët e zgjedhjeve të përgjithshme. Duke u bazuar në këtë eksperiencë elektorale unë do të vazhdoj të bëj më të mirën”, u shpreh Gjiknuri.
I pyetur për mosrikthimin si ministër, Gjinkuri tha se nuk ka ndonjë shqetësim në ketë drejtim dhe se detyra e re është një pritshmëri e mirë për të.
“Nuk ka rëndësi çështja. Pozicioni i sfidës të drejtimit të Partisë Socialiste, pra nga pikëpamja e menaxhimit të përditshëm, është një sfidë jashtëzakonisht e madhe dhe unë e mirëpres dhe jam një njeri i investuar gjatë një parti. Kjo është një pritshmëri e mirë edhe për mua. Nuk kam ndonjë shqetësim për këtë”, tha Gjiknuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta