“S’jam në humor për negociata”- Çfarë po paralajmëron Trump me deklaratat për Iranin

17 Qershor 2025 | 13:09

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me konfliktin e nisur mes Izraelit dhe Iranit, duke theksuar se qëllimi i Uashingtonit nuk është ndërmjetësimi për një armëpushim të përkohshëm, por arritja e një “fundi të vërtetë” të problemit.

Gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e “Air Force One”, Trump u shpreh:

“Nuk po kërkojmë një armëpushim. Po kërkojmë diçka më të mirë se një armëpushim.”

Kur u pyet se çfarë do të thotë konkretisht kjo, ai u përgjigj: “Një fund i vërtetë. Jo një armëpushim. Një fund.”

Trump e bëri të qartë se çdo zgjidhje që nuk përfshin dorëzimin e plotë të Iranit dhe heqjen dorë nga programi bërthamor është e papranueshme.

“Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore”, theksoi ai.

I pyetur për thirrjen e tij që civilët të evakuohen nga Teherani, presidenti amerikan tha:

“Unë thjesht dua që njerëzit të jenë të sigurt.”

Më vonë, në një postim në platformën Truth Social, Trump mohoi çdo komunikim me Teheranin lidhur me bisedimet për armëpushim.

“Nuk i jam drejtuar Iranit në asnjë mënyrë, formë apo mënyrë. Ky është një tjetër lajm i rremë dhe i trilluar!”- shkroi ai.

Ai shtoi se Irani duhet të kishte pranuar marrëveshjen për çështjen bërthamore që ishte ofruar më herët.

“Ata duhet ta kishin pranuar marrëveshjen që ishte në tavolinë. Do të kishte shpëtuar shumë jetë!”- nënvizoi Trump.

Trump pranoi se aktualisht nuk është i prirur për negociata.

“Nuk jam shumë në humor për të negociuar tani,” tha ai, duke sugjeruar se presioni mbi Teheranin do të vijojë.

Presidenti është rikthyer tashmë në Shtëpinë e Bardhë dhe pritet të zhvillojë një takim urgjent me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Është ende e paqartë nëse deklaratat e forta të Trump janë thjesht forma presioni ndaj regjimit iranian, apo nëse SHBA po mendon seriozisht të përfshihet drejtpërdrejtë në konflikt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë

Irani i ka kërkuar Huthëve të Jemenit të jetë gati për të mbyllur rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë...
16:29 | 16/07/2026

Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel nga Euroclear kundër një vendimi që ajo duhet të paguajë dëmshpërblim prej 233 miliardë dollar,...
16:24 | 16/07/2026

India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale

India u ka urdhëruar pronarëve të anijeve dhe operatorëve të mos i lejojnë marinarët dhe ekipet e tyre  që të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit...
16:12 | 16/07/2026