“S’jam unë ai që pretendoni në Sky”- GJKKO lë në burg Kreshnik Budllën

13 Janar 2025 | 13:08

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Kreshnik Budllën, i njohur ndryshe me mbiemrin Farruku.

Në fjalën e tij para togave të zeza, Farruku ka deklaruar se nuk është ai personi që organet e akuzës pretendojnë në lidhje me përgjimet e dala nga platforma e SKY ECC.

“Nuk jam unë ai që pretendoni në SKY ECC, nuk kam lidhje me ato dy pinë,” ka thënë ai gjatë seancës.

Kreshnik Farruku u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit javën e parë të janarit, por Gjykata e Durrësit vendosi ta lirojë atë me masën e siguris të “arrestit në shtëpi.”

Ndërkohë, pas një operacioni të koordinuar, RENEA e arrestoi Kreshnik Farrukun në Durrës të shtunën në mbrëmje për llogari të SPAK-ut.

SPAK tha se ka gjetur prova të reja për grupin kriminal për të cilin ka regjistruar procedim penal. Kollçaku e Ndoci u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar në bazë të një urdhri ndërkomnëtar të lëshuar nga drejtësia italiane, ndërsa këtë të hënë u njohën me një masë të dytë

Kreshnik Budlla (Farruku) dhe vëllai i tij, Erneo Farruku, akuzohen për përfshirjen në një klan kriminal të trafikut të lëndëve narkotike jashtë territorit shqiptar. Ata janë ndaluar për qëllimin e ekstradimit drejt Italisë, lidhur me aktivitetet kriminale që kanë zhvilluar në kuadër të një organizate të strukturuar ndërkombëtare që ata drejtojnë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026