S’ka gaz për Evropën, Gazprom përdor klauzolën e ‘forcës madhore’
Komania ruse Gazprom u ka dërguar një letër klientëve të saj në Evropë se nuk mund të garantojë furnizimin me gaz për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme.
Gazprom ka përdorur klauzolën e “forcës madhore” si shkak për uljen e furnizimeve me gaz në Evropë për të paktën një klient të madh, shkruan Reuters.
Kjo klauzolë është standarde në kontratat e biznesit dhe përshkruan rrethanat ekstreme që e shfajësojnë një palë nga detyrimet e tyre ligjore.
Muajin e kaluar, Rusia reduktoi flukset në 40% të kapacitetit total të tubacionit Nord Stream 1, duke përmendur kthimin e vonuar të pajisjeve që janë për riparim në Kanada.
Gjermania dhe pjesa tjetër e Evropës po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga importet ruse të energjisë. Evropa tani ka frikë se Rusia mund të zgjasë mirëmbajtjen e planifikuar për të kufizuar më tej furnizimin me gaz evropian
Që nga marsi, Rusia ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz për disa vende evropiane që nuk përmbushën kërkesën e saj për të paguar në rubla.
LEXONI GJITHASHTU
Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij