‘S’ka kthim mbrapa’, Rama: Reforma në Drejtësi nuk negociohet, qëllim largimi i llumit nga sistemi
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjatja e Reformës në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar me opozitën, por duhet të kryhet me patjetër.
“Nuk është diçka për të negociuar, është diçka për t’u kryer, kthim mbrapa nuk ka. Qëndrim në vend numëro nuk ka dhe kush bie ndesh me Reformën në Drejtësi i bie ndesh interesave të vendit, aleancave strategjike të vendit”, u shpreh Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS-së.
Kreu i qeverisë theksoi se zgjatja e mandatit të Vettingut është një domosdoshmëri që vjen si rezultat i një procesi që ka treguar sesa i vyer është për largimin e llumit nga sistemi i drejtësisë.
“Ky proces nuk mund të ndërpritet. Reforma në Drejtësi është një reformë e bazuar tek një partneritet shumë i ngushtë me partnerët tanë, SHBA dhe BE”, shtoi Rama.
Kryeministri theksoi se partia që ai drejton është në një proces reflektimi.
“Vetëpërmirësimi është një domosdoshmëri për një forcë politike që drejton vendin”, shtoi ai.
Kreu i qeverisë përmendi edhe punësimet në administratë, ku tha se nuk janë pronë e Partisë Socialiste.
“Punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS, janë pronë e popullit shqiptar, janë funksion i qeverisë dhe gjithë strukturat ekzekutive bazuar edhe në ligjet në fuqi. Kjo nuk është propagandë, është vija ndarëse që do na garantojë në një nivel tjetër të vetëcilësisë dhe qasjes së administratës shtetërore në raport me publikun”, u shpreh Rama.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta