“S’ka pasur kusht mes Palokës dhe Bardhit”, juristi: Pakica të bashkohet me shumicën
Juristi Leonard Karaj theksoi se nuk ka pasur asnjë kush nga grupi Sali Berishës për grupin e Enkelejd Alibeajt në mënyrë që këto të fundit të negociojnë për zgjedhjet lokale të 2023.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se fakti që Alibeaj nuk shkon për të zhvilluar mbledhjet selinë e PD-së e ndjen veten të anashkaluar nga kjo parti.
Karaj theksoi se pakica duhet të bashkohet me shumicën.
“Unë gjykoj se Bashkim konsiderohet dy parti politike, por PD është një. Në gjykimin tim të dyja palët kanë hyrë në këto negociata me një qëllim të përcaktuar qartë, për të vendosur veten e tyre në një lloj prioriteti karshi palës tjetër. Fakti që mbledhjen nuk po e zhvillojnë mbledhjen në selinë e PD por në një hotel e ndjejnë veten të anashkaluar nga partia.
Është vota ajo që ndan se kush është pakicë dhe shumicën. Por pakica duhet të bashkohet me shumicën. Nuk ka pasur asnjë kusht mes Palokës dhe Bardhit. Edhe Berisha dhe Paloka mohuan deklaratën e Bardhit se ka pasur kusht për të njohur statutin e 11 dhjetorit”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe