S’ka prova që lidhin vaksinën e AstraZeneca-s me vdekjet në Austri, pohon Agjencia Evropiane e Barnave
Agjencia Evropiane e Barnave tha të mërkurën se aktualisht nuk ka prova që lidhin vaksinën AstraZeneca-s me sëmundjet e zhvilluara nga dy persona në Austri, të cilët ishin vaksinuar.
Autoritetet shëndetësore austriake pezulluan përdorimin e një grumbulli vaksinash AstraZeneca të dielën, pasi një grua 49-vjeçare vdiq si rezultat i trombozave të shumta, 10 ditë pasi u injektua.
Një 35-vjeçar gjithashtu u shtrua në spital, i cili kishte probleme me mushkërinë, pasi mori vaksinën.
Por, Agjencia Evropiane e Barnave tha në një deklaratë të mërkurën se një hetim paraprak tregoi se “aktualisht nuk ka tregues se vaksinimi i ka shkaktuar këto probleme, të cilat nuk renditen si efekte anësore me këtë vaksinë”.
Sipas rregullatorit, saisa e vaksinave të Astrazenca-s përmbante 1 milion doza, të cilat u shpërndanë në 17 vende të BE-së përfshirë Austrinë, Bullgarinë, Qipron, Danimarkën, Estoninë, Francën, Greqinë, Islandën, Irlandën, Letoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Maltën, Hollandën, Poloninë, Spanjën dhe Suedinë.
AstraZeneca është një nga tre vaksinat e aprovuara aktualisht për t’u përdorur në 27 vendet anëtare të BE së bashku me vaksinat e zhvilluara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna.
Agjencia Evropiane e Barnave pritet të miratojë edhe vaksinën Johnson & Johnson.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania