S’ka strehim për azilkërkuesit meshkuj, qeveria në Belgjikë: Prioritet janë familjet

2 Shtator 2023 | 15:11

Belgjika po ndalon përkohësisht strehimin e azilkërkuesve meshkuj, pasi qeveria thotë se vendi ka mungesë të hapësirave dhe se prioritet tani do t’u jepet familjeve azilkërkuese. Afati kohor i këtij i përfundimit të këtij vendimi nuk është përcaktuar.

“Sot, realiteti është se ne nuk kemi vende të mjaftueshme, ndaj më duhet të marr vendime të vështira, vendime shumë, shumë të vështira”, tha Nicole de Moor, Sekretarja e Shtetit belg për Azilin dhe Migracionin.

Në kryeqytet, Bruksel, aktivistë dhe emigrantë morën pjesë në një protestë për të denoncuar vendimin e qeverisë.

“Ata flasin për zvogëlimin e numrit të vendeve, ndërkohë që ka qendra që mbahen të mbyllura. Kjo është me të vërtetë për të ardhur keq”, shprehet Taslim, përfaqësues i azilkërkuesve “Zëri i të padokumentuarve”.

Alexis Deswaef, nënkryetar i Federatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, e quajti masën e qeverisë “të paligjshme”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026