S’ka tuba silikoni, mjekët japin receta për ti blerë vetë në farmaci me 100 euro
Spitali francez nuk siguron tubat e silikonit që përdoren për ndërhyrjet në riparimin e kanalit të lotit. Euronews Albania zbulon se këto materiale mjekësore tregtohen pa pullë në disa farmaci, me çmime që variojnë mbi 100 euro.
Pacientët që kryejnë ndërhyrje për të zhbllokuar kanalet e lotit në Spitalin Francez, në qendrën spitalore univeristare “Nënë Tereza” i blejnë vetë tubat e silikonit.
Edhe pse ky material mjekësor i domosdoshëm për operacionin, duhet siguruar nga spitali mjekët i orientojnë pacientët drejt farmacive për ti blerë.
Me anë të një recete të dalë nga ky spital, Euronews shkoi në disa farmaci përreth QSUT, ku mësoi se ai tregtohet nën dorë me një kosto që varion mbi 100 euro.
Farmacia 1
Farmacistja: tub silikoni për sytë, shko tek farmacia te francezi.
Pacienti: Sa kushton?
Farmacistja: Ka qenë njëlloj tek 100 euro, ndoshta dhe gaboj.
Farmacia 2
Pacienti: E keni këtë?
Farmacisti: jo s’mbajmë kështu, janë spitalor.
Farmacia 3
Pacienti: A e keni kët , tub silikoni. Se ka spitali parandaj. Ta di sa kushton?
Farmacistja: Ku ka gjë spitali.
Farmacia 4
Farmacistja: Mesa di unë gjendet vetëm brenda farmacive të spitalit sepsje e jep spitali.
Farmacia 5
Farmacistja: Farmaci 100 e ca mijë lekë shkon.
Sipas mjekëve okulist, problematika e bllokimit të kanalit të lotëve është më i shprehur tek bebet e sapolindura dhe të moshuarit.
Ndërhyrjet me anë të tubave të silikonit, janë të domosdoshme, pasi pacientët që preken prej saj, kanë lotim të tepërt, infeksione të syrit , shikim të turbullt si dhe dhimbje e enjtje të syrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit