S’kam pasur asnjë komunikim me Vuçiç për reciprocitetin, thotë Rama

27 Shtator 2021 | 11:35

Kryeministri Rama tha në konferencën e përbashkët me homologun Kurti se nuk ka pasur asnjë komunikim me presidentin serb Vuçiç sa i takon çështjes së reciprocitetit të targave.

“E drejta është me Kosovës dhe kjo është shumë e qartë,” – tha Rama ndërsa u tregua skeptik sa i takon djegies së qendrave të regjistrimit ne pikat kufitare dhe fluturimin e helikopterëve mbi këto pika.

Ndërkohë ai kritikoi dhe praninë e ambasadorit rus në kufi me Kosovën.

“Çfarë do ambasadori rus? Çfarë do të ndodhte nëse ambasadori amerikan do të shkonte në veri të Kosovës për të parë punën e Forcave të Sigurisë? Natyrisht ky është një teatër, por teatër i rrezikshëm,” – tha ndër të tjera kryeministri shqiptar.

Ambasada ruse deklaroi se “e vetmja mënyrë për të zbutur tensionet e shkaktuara nga Prishtina është ndalimi i të gjitha veprimeve të saj të njëanshme dhe kthimi në situatën para krizës”.

Sakaq Kurti tha se mëngjesin e së hënës ishte takuar me komandantin e KFOR dhe bashke me ministrin Svelca janë në kontakt me gjithë institucionet e sigurisë. Sipas tij e gjithë situata e shkaktuar nga reciprociteti i targave nuk ka të bëjë me serbët e Kosovës por me paqen edhe stabilitetin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026