Skandal në futbollin çek, dhjetëra të arrestuar për trukim ndeshjesh
Një operacion i gjerë policor ka tronditur futbollin në Republikën Çeke, ku dhjetëra persona janë arrestuar nën dyshimet për trukim ndeshjesh, raportojnë mediat vendase.
Sipas autoriteteve, në hetim janë përfshirë mbi 40 lojtarë, gjyqtarë dhe zyrtarë klubesh nga disa nivele të kampionatit, përfshirë edhe një lojtar të sapo transferuar te Slavia Prague dhe katër gjyqtarë nga kategoritë më të ulëta.
Presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, David Tundra, e cilësoi ndërhyrjen si “ndoshta më të madhën në historinë e futbollit çek”, duke theksuar se hetimet përfshijnë liga nga divizioni i parë deri te kampionatet e të rinjve.
Operacioni, i cili nisi në orët e para të mëngjesit, është rezultat i një hetimi trevjeçar dhe i bashkëpunimit mes federatës, policisë çeke, si dhe agjencive ndërkombëtare si Europol dhe Interpol.
Autoritetet konfirmuan se bastisjet u zhvilluan në disa zona të vendit, ku u kryen kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera, ndërsa dyshohet se aktiviteti i paligjshëm ishte i përqendruar kryesisht në rajonin e Moravisë.
Federata Çeke e Futbollit ka deklaruar se do të vijojë bashkëpunimin me organet ligjzbatuese për të “zhdukur mafian e basteve nga sporti”.
Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 19:37 Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
- 19:34 Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër