Skandal për ekstremistët, AfD akuza për shkelje të ligjit të donacioneve elektorale

19 Shkurt 2025 | 17:10

Partia gjermane e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, është përfshirë në një skandal donacionesh, që nëse konfirmohet do ta detyrojë atë të paguajë gjoba milionere.

AfD ka marrë shifrën rekord prej 2.35 milionë dollarësh nga Gerhard Dingler, një ish-menaxher rajonal për Partinë e Lirisë në Austri më 1 shkurt.

Sidoqoftë, një investigim i gazetës gjermane “Der Spiegel” dhe austriakes “Der Standard” sugjeron se Dingler e kishte marrë shumën e parave nga miliarderi gjerman Henning Conle.

Të dhënat mediatike sugjerojnë se Dingler u paraqit në bankë me paratë disa javë më parë, me argumentin se do të përdoreshin për një projekt ndërtimi.

Më pas 2.35 milionët u transferuan nga llogaria e tij në atë të një kompanie në Këln, e specializuar në publicitetin me anë të posterave.

Lëvizja financiare u raportua në Bundestag në fillim të shkurtit. Në bazë të ligjit gjerman i njohur si “njeriu prej kashte”, donacioni duhet të konsiderohet i paligjshëm pasi financimet e partive që shkojnë mbi 500 euro duhet të bëhen përmes identifikimit të dhuruesit.

Nëse rasti konfirmohet, atëherë AfD do të përballet me një gjobë tre herë më të madhe se shifra e marrë, që shkon në rreth 7 milionë euro.

Vetë partia ekstremiste, që në zgjedhjet e fundjavës synon të dalë si partia më e madhe në vend, nuk iu përgjigj interesit të Euronews për një koment.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit

Ministri spanjoll i Turizmit, Jordi Hereu ka deklaruar të hënën se Spanja ka të ngjarë të tërheqë 100 milionë turistë të huaj këtë vit, me...
12:44 | 06/07/2026

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi....
12:00 | 06/07/2026

Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona

Dy persona u vranë në një incident me të shtëna këtë të hënë në Offenburg, në shtetin e Baden-Wurttemberg në Gjermani. Policia u thirr në një kompleks apartamentesh pak pas...
10:48 | 06/07/2026