Skandal/ Sigurimi tenton t’i marrë telefonin Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit

1 Gusht 2024 | 22:01

Një ngjarje e paprecedentë në kufijtë e një skandali diplomatik ka ndodhur pasditen e së enjtes në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.

Zyra e shtypit e Presidentit të Kosovës, ka bërë me dije Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur konfrontim me sigurimin e aeroportit, të cilët kanë tentuar t’i marrin edhe celularin.

Osmani më pas ka kërkuar ndihmë nga kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili ka dërguar në aeroport personelin e tij të sigurimit. Këshilltari i presidentes Osmani, e ka cilësuar këtë ngjarje si një skandal dhe provokim të rëndë dhe që nuk ndikon në raportet e mira mes dy vendeve.

“Në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani.

Ndërkohë, pas kësaj ngjarje dhe denoncimit të bërë nga presidenca e Kosovës, ka ardhur edhe reagimi nga pala maqedonase, që kanë theksuar se gjatë kalimit të presidentes Osmani janë zbatuar të gjitha protokollet.

“Sot (dje) rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja Osmani po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin ta kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore”, ka thënë Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që presidentja e Kosovës, po përdorte aeroportin e Shkupit si transit për një udhëtim jashtë vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026