Vjosa Osmani, politikania më e pëlqyer në Shqipëri
Për herë të parë Barometri në Euronews Albania ka realizuar një pyetësor që bën bashkë mendimin e qytetarëve edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.
Shqiptarët në të dy anët e kufirit janë pyetur për pëlqyeshmërinë që kanë për liderët e politikës në të dy vendet, për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve, qytetarëve të tyre dhe qeverive.
Të pyetur për pëlqyeshmërinë për liderët e politikës së Kosovës në Shqipëri, ajo që kryeson është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
78.2 % e qytetarëve shqiptarë të pyetur kanë mendim pozitiv për Vjosa Osmanin.
Pas saj në pëlqyeshmëri në Shqipëri renditet kryeministri Albin Kurti, me 77.5 % të qytetarëve që kanë mendim pozitiv për të.
Ndërsa Ramush Haradinajn e pëlqejnë 63.6 % e të pyeturve në Shqipëri, Hashim Thacin 59,2 %, Memli Krasniqin 13,7 %, Glauk Konjufcën e pëlqejne 11.7 % dhe Ludmir Abdixhikun 7.3 % e shqiptarëve të pyetur.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë