“Skandale brenda dosjes Metamorfoza”, avokati: Nuk përputhej zëri me figurën

11 Maj 2024 | 21:15

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza.

Avokati Bledar Meminaj tha në emisionin Review në Euronews Albania se avokatët mbrojtës të disa të pandehurve në atë dosje, siç është edhe ai vetë kanë parë parregullsi të shumta në dosje. Sipas tij, identifikimi i personave në dosje është bërë duke u nisur vetëm nga zëri, me deduksion dhe jo prova.

“Kemi parë skandale të tjera brenda në dosje. Kemi parë që nuk përputhej zëri me figurën, identifikimi është bërë me deduksion jo me prova. Për të mbrojturin prej meje, Oltion Bistri është bërë identifikimi duke pretenduar sipas komunikimeve, ky thotë jam jashtë Shqipërie, këta kanë çuar shkresat në drejtorinë e policisë… Në momentin që fillon me deduksion kjo çështje do qëndrojë me presion dhe SPAK këtë ka bërë, duke hedhur ‘mish për top’ në media”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026