Dosja “Metamorfoza”, ish-gjyqtari i Krimeve të Rënda zbardh të pathënat e dosjes
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza.
Avokati i Pëllumb Gjokës, Gurali Brahimllari, ish-gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda tha në emisionin Review në Euronews Albania se gjithë procesi i hetimit lidhur me dosjen metamorfoza është i mbështetur mbi përgjimet, pasi kemi të bëjmë me ngjarje të ndodhura në 2019 -2021 kur ka qenë aktive platforma SKY ECC.
Ai u shpreh se përdorimi i këtyre përgjimeve që siç tregoi janë marrë përmes një pajisjeje që ka përgjuar gjithçka është në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të të drejtave të njeriut.
“Thelbi i provave që merren me letër-porosi ndërkombëtare është një, çdo provë që vjen për autoritetin gjyqësor shqiptar ka vlerë vetëm nëse nga verifikimi do dalë se provat atje janë marrë në përputhje me legjislacionin shqiptar. Letër-porosia e dërguar nga autoritetet tona gjyqësore ishte me konventën që është tradicional për të gjitha vendet e Këshillit të Evropës, jo të BE. Përgjigjja erdhi me konventën e OKB për luftën kundër trafikimi të drogës. Janë disa vendime të Gjykatës së Strasburgut që e ka thënë në mënyrë të qartë ku ka trajtuar çështjen e turqve e akuzuar për grushtin e shtetit të Turqi dhe gjykata ka dhënë disa vendime të jashtëzakonshme, një ndër to është që nuk mundet që shtetit të ndërhyjë për të mbrojtur diçka tjetër, mënyra si është vepruar në Turqi me platformën përgjuese ka minuar të drejtat e njeriut”, tregoi ish-gjyqtari.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë