Skandalet e përgjimeve, PE kërkon kushte strikte për programet elektronike
Programet e përgjimit, si “Pegasus” dhe “Predator”, të përdorura nga vendet evropiane për të përgjuar politikanë, gazetarë dhe qytetarë duhet të kenë një rregullore më strikte.
Kjo ka qenë tema e bisedimeve e komisionit të Parlamentit Evropian, që ka kryer një hetim njëvjeçar mbi shtetet anëtare.
Euro-deputetët e kanë bërë të qartë se programet e përgjimit elektronik janë një kërcënim për demokracinë dhe duhet të përdoren në rrethana të caktuara.
“Duhet të sigurohemi që programe të tilla të përdoren vetëm për të luftuar terrorizmin, krimin e organizuar dhe çdo abuzim që minon demokracinë në BE dhe sidomos rendin dhe ligjin. Të gjitha qeveritë kanë përgjegjësinë t’i parandalojnë këto fenomene, por duke parë mënyrën se si shtetet anëtare bashkëpunuan me hetimin, mendoj se mund të tregohemi kritikë ndaj tyre,” – u shpreh euro-deputeti holandez, Jeroen Lenaers.
Raporti i fundit përfshin rekomandime për 5 vende ku abuzimi me përgjimet është konstatuar. Në Hungari dhe Poloni, qeveritë kanë çmontuar mekanizma të pavarur mbikëqyrës dhe u kërkohet të rikthejnë pavarësinë e gjyqësorit.
Në Greqi, programet janë përdorur për përfitime politike dhe financiare, ndërsa Qipro akuzohet për shitjen e teknologjisë tek vende të treta.
Në Spanjë ndërkohë kërkohet një hetim mbi 47 raste ku është e paqartë se kush autorizoi përdorimin e programeve të përgjimit.
Një nga euro-deputetet në krye të hetimit tha për Euronews se gjatë verifikimeve kishte pasur presione dhe përpjekje për të influencuar, vonuar dhe bllokuar punën e komisionit.
“Por a e dini çfarë? Nëse ne lejojmë që në BE të përgjohen gazetarët, kritikët e qeverisë, politikanët e opozitës, por edhe anëtarë të qeverisë që më pas shantazhohen, atëherë demokracia ka vdekur,” – tha euro-deputetja holandeze Sophie in ‘t Veld.
Shtetet anëtare të përfshira nga skandali kanë kohë deri në fund të vitit për të zbatuar kushtet e reja. Në të kundërt, Parlamenti Evropian do të kërkojë që teknologjitë e spiunazhit të ndalohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein
Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil