Skandali Gjermani-Rusi/ Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ishte pasojë gabimit njerëzor
Rrjedhja e diskutimeve mbi furnizimin e mundshëm me raketa “Taurus” për Ukrainën u bë nga një oficer që përdori një linjë telefonike të pasigurt. Kështu ka deklaruar ministri gjerman i Mbrojtjes.
Një material audio mbi konferencën e oficerëve gjermanë u publikua nga hakera rusë. Incidenti ka vënë në pozitë të vështirë qeverinë gjermane dhe ka rritur tensionet me Rusinë.
“Motivi përse biseda telefonike mes oficerëve të Forcave Ajrore u regjistrua se ishte një gabim njerëzor. Jo të gjithë pjesëmarrësit kanë akses në linja të sigurta, sikurse e kërkon procedura. Sipas të dhënave, materiali audio rrodhi nga një pjesëmarrës në Singapor, që po përdorte një linjë të paautorizuar, të stilit të hapur”- u shpreh Boris Pistorius, ministër i Mbrojtjes, Gjermani
Episodi ka intensifikuar debatet në Gjermani, me ministren e Jashtme, Analena Baerbock, që ka bërë thirrje për furnizimin e Ukrainës më raketat me rreze të gjatë “Taurus”.
Por deri më tani kancelari Olaf Scholz ka refuzuar, me argumentin se dërgimi i armatimeve do ta përfshinte Gjermaninë në luftë në mënyrë direkte.
Publikimi i materialit ka shkaktuar zemërim në Rusi, me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova që ka kërkuar që Berlini të kërkojë falje për këto “veprime dëmtuese”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë