Policia nuk i përgjigjet qytetarëve, KLSH: Shërbimi 112 nuk funksionon

6 Mars 2024 | 17:07

Gjatë një auditimi të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi veprimtarinë e strukturave përgjegjëse të Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarit ka rezultuar se ka disa mangësi.

Subjekt i këtij auditimi ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe tre drejtori vendore të policisë së Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit.

Policia e Shtetit nuk i ka trajtuar ankesat e qytetarëve duke i lënw pa përgjigje mbi shqetësimet dhe problematikat që kanë pasur.

Më konkretisht lidhur me respektimin e afateve për shqyrtimin e tyre dhe identifikimin e strukturës përgjegjëse për trajtim.

Ofrimi i shërbimit ndaj qytetarit dhe trajtimit të ankesave të tyre duhet të jetë parësor nga ana e strukturave policore.

Mangësi janë evidentuar në fushën e burimeve njerëzore sa i takon mos plotësimit të strukturave, rotacionit të lartë të stafit dhe trajnimet specifike.

“Një problematik tjetër e konstatuar gjatë këtij raporti ka të bëjë me mosfunksionimin e numrit unik të emergjencave 112”.

Ky numër aktualisht funksionon për qytetin e Tiranës dhe pjesërisht në zonat jashtë saj, ndërsa qytete e tjera nuk kanë akses.

Aktualisht Drejtoritë Vendore të Policisë së vendit tonë ende vazhdojnë të përdorin telefona fiks dhe celularë pa pagesë, duke u nisur nga këto kushte gjatë auditimit është konstatuar se ka telefonata që nuk rezultojnë të regjistruara në sistem, ka raste kur komunikimi me qytetarin nuk është arritur, telefonata nuk është regjistruar në sistem dhe telefonuesi nuk është rimarrë nga salla operative. Gjithashtu është evidentuar se përgjithësisht koha e reagimit të strukturave të policisë ndaj telefonatave të qytetarëve ka qenë më e lartë se koha e synuar prej 13 minutash.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hartuar rekomandimet përkatëse me synim rritjen e eficiencës dhe efektivitetit të përgjigjes së Policisë së Shtetit kundrejt qytetarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026