Skandali i abuzimeve në Vatikan/ Viktimat: Institucionet të hetojnë akuzat tona

22 Shkurt 2024 | 16:21

Dy ish-murgesha i kanë bërë thirrje Papa Françeskut që të nisë një hetim të pavarur ndaj një prifti të njohur jezuit, me pretendimin se ai ka abuzuar seksualisht me to.

Pas vitesh të tëra ankesash nga murgesha të tjera, departamenti doktorinal i Vatikanit ka mbledhur të dhëna dhe po shqyrton se si të veprojë.

Duke folur publikisht për herë të parë, Mirjam Kovac dhe Gloria Branciani deklaruan se mur i heshtjes që rrethon priftin Marko Ivan Rupnik duhet të shembet.

“Institucionet, në vend që të marrin shkas nga eksperienca jonë për të rishikuar veprimet e tyre, vazhdojnë të qëndrojnë të heshtura. Një heshtje që ne e shohim si një mur gome që kthen mbrapsht çdo përpjekje për të zgjidhur këtë problem”-tha Mirjam Kovaç, viktimë e abuzimeve seksuale.

“Në të vërtetë kanë ndodhur abuzime shumë të rënda, nga të cilat humba virgjërinë dhe u detyrova të përfshihesha në marrëdhënie të tjera intime, që tregonin vuajtjen dhe neverinë time përpara këtyre kërkesave”-theksoi Gloria Branciani, viktimë e abuzimeve seksuale.

Prifti Marko Ivan Rupnik, një artist fetar që nuk ka folur për dyshimet, u dëbua nga Urdhri Jezuit vitin e kaluar dhe dyshohet se aktualisht ndodhet në vendlindjen e tij, në Slloveni.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026