Skandali i përgjimeve, PE kërkon kushte strikte për programet elektronike
Programet e përgjimit, si “Pegasus” dhe “Predator”, të përdorura nga vendet evropiane për të përgjuar politikanë, gazetarë dhe qytetarë duhet të kenë një rregullore më strikte.
Kjo ka qenë tema e bisedimeve e komisionit të Parlamentit Evropian, që ka kryer një hetim njëvjeçar mbi shtetet anëtare.
Euro-deputetët e kanë bërë të qartë se programet e përgjimit elektronik janë një kërcënim për demokracinë dhe duhet të përdoren në rrethana të caktuara.
“Duhet të sigurohemi që programe të tilla të përdoren vetëm për të luftuar terrorizmin, krimin e organizuar dhe çdo abuzim që minon demokracinë në BE dhe sidomos rendin dhe ligjin. Të gjitha qeveritë kanë përgjegjësinë t’i parandalojnë këto fenomene, por duke parë mënyrën se si shtetet anëtare bashkëpunuan me hetimin, mendoj se mund të tregohemi kritikë ndaj tyre”, tha Jeroen Lenaers, euro-deputet holandez, PPE.
Raporti i fundit përfshin rekomandime për 5 vende ku abuzimi me përgjimet është konstatuar. Në Hungari dhe Poloni, qeveritë kanë çmontuar mekanizma të pavarur mbikëqyrës dhe u kërkohet të rikthejnë pavarësinë e gjyqësorit.
Në Greqi, programet janë përdorur për përfitime politike dhe financiare, ndërsa Qipro akuzohet për shitjen e teknologjisë tek vende të treta.
Në Spanjë ndërkohë kërkohet një hetim mbi 47 raste ku është e paqartë se kush autorizoi përdorimin e programeve të përgjimit.
Një nga euro-deputetet në krye të hetimit tha për Euronews se gjatë verifikimeve kishte pasur presione dhe përpjekje për të influencuar, vonuar dhe bllokuar punën e komisionit.
“Por a e dini çfarë? Nëse ne lejojmë që në BE të përgjohen gazetarët, kritikët e qeverisë, politikanët e opozitës, por edhe anëtarë të qeverisë që më pas shantazhohen, atëherë demokracia ka vdekur”, u shpreh Sophie in ‘t Veld, euro-deputete holandeze.
Shtetet anëtare të përfshira nga skandali kanë kohë deri në fund të vitit për të zbatuar kushtet e reja. Në të kundërt, Parlamenti Evropian do të kërkojë që teknologjitë e spiunazhit të ndalohen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Parlamenti Evropian diskuton për Kosovën dhe Serbinë
- Parlamenti Evropian kritikon Serbinë për afërsi më Rusinë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës