Skandali në botën e shahut, Carlsen mposhtet nga një 19-vjeçar dhe e akuzon për hile

1 Tetor 2022 | 21:44

E kishte cilësuar si një përballje sa për statistikë, por Magnus Carlsen kampioni i botës në shah mbeti i shtangur nga një adoleshent 19-vjeçar.

Hans Niemann, një lojtar i shahut virtual i cili ishte ndër më të nënvlerësuarit e kompeticionit i dha fund serisë së 53 ndeshjeve pa humbje të 31-vjeçarit norvegjez. E gjithë kjo ishte një surprizë për këdo, por ishte vetëm maja e ajsbergut.

Magnus Carlson pasi humbjes, u tërhoq nga gara ndërkohë nisi akuzat në rrjetet sociale. Sipas tij, Niemann kishte bërë hile gjatë garës, ndërsa deklaratat e tij u mbështetën dhe nga të tjerë lojtarë shahu. Menjëherë pas këtyre akuzave, reagoi dhe 19-vjeçari i cili pohoi se 7 vite më parë kishte bërë hile në shah, por në atë virtual. Sipas tij ky ishte gabimi i vetëm, por kurrë nuk kishte ndodhur në një lojë shahu në tavolinë.

Më tej Niemann shprehu se ishte i zhgënjyer se si heroi i tij po i shkatërronte padrejtësisht karrierën. Përballjet mes dy yjeve të shahut nuk u ndalën në këtë pikë, pasi kohë më pas u zhvillua ndeshja e kthimit, por virtualisht.

Pas vetëm një lëvizje në tabelë, norvegjezi dhe dorëheqjen në shenjë revolte. Niemann aktualisht renditet i 40-ti në botë, në vitin 2020 pasi ai u shkëput nga shahu virtual, i ngjiti shkallët menjëherë, duke bërë që të krijoheshin një sërë dyshimesh.

Ndërkohë në ditët e ardhshme ai do të luajë për titullin e SHBA-së në një fushë me 14 mjeshtra, duke përfshirë tre nga 10 më të mirët e botës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026