Skandali te Onkologjiku, PD kërkesë për interpelancë urgjente me ministren Koçiu

Selia e Partisë Demokratike
26 Qershor 2024 | 14:54

Partia Demokratike ka depozituar kërkesën për një interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu lidhur me skandalin e mjekëve në spitalin Onkologjik.

Vendimi u mor pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

“Interpelancë Urgjente me Ministren e Shëndetësisë, lidhur me skandalin e zbuluar nga prokuroria në Spitalin Onkologjik, në QSUT. Fenomeni ka qenë disa herë i denoncuar nga opozita dhe media, Ministri i Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë masë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, thuhet në vendimin e grupit të PD.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha në një konferencë për mediat se ajo që ka ndodhur te Onkologjiku është një skemë e frymëzuar nga drejtuesit politikë të sektorit të Shëndetësisë.

“Rasti i evidentuar nga Prokuroria te Onkologjiku nuk është një episod i veçuar në atë spital apo në sistemin shëndetësor shqiptar. Është një skemë e plotë, e frymëzuar, e iniciuar nga drejtuesit politikë të sektorit të shëndetësisë. Pra ministri i Shëndetësisë ka patur raporte të plota të KLSH, një institucion që monitoron situata të tilla dhe mbi ato raporte të KLSH ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë masë.

Ka pasur denoncime të deputetëve të opozitës dhe të gazetarëve se ajo problematikë është e shtrirë në kohë në spitalin Onkologjik dhe ka pasur zero veprime nga Ministria e Shëndetësisë. Pasi vepron Prokuroria nuk mund t’ia hedhësh me fjali që ne kemi shkarkuar mjekët. Sepse një mjek apo një organizatë kriminale brenda një spitali, që nuk trajtohet në kohë, sjell përgjegjësi për titullarët e Ministrisë së Shëndetësisë apo titullarët e QSUT.

Qytetarët atje nuk janë qytetarë të padukshëm. Ata edhe për shkak të nevojës dhe luftës me jetën dyerve të spitaleve kanë ulëritur më fortë se kushdo tjetër për korrupsionin në atë sektor. Kanë rënë në vesh të shurdhër sepse sistemi korruptiv buron nga koka.

Prandaj edhe interpelanca urgjente me Ministren e Shëndetësisë është dorëzuar në Kuvend në mëngjesin e ditës së sotme, ka gjithë mbështetjen e Grupit Parlamentar dhe të gjithë të përfshirët në këtë skemë do të duhet të mbaheh përgjegjës”, tha Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026