English

“Skaneri jashtë funksionit”- Publikohen e-mailet: Pse nuk punonin kamerat në burg

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euronews Albania ka siguruar e-mailet që shefi i sigurisë së burgut të Peqinit, Nikolin Gjonpalaj, i ka dërguar drejtuesit të të Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta në lidhje me problematikat e sigurisë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

- Advertisement -

Në një prej e-maileve Gjonpalaj i bën me dije eprorit të tij një zënkë mes disa të burgosurve dhe mospraninë e kamerave në sektor.

Sipas shefit të sigurisë, kamerat kanë djalë jashtë funksionit për shkak të punimve që janë kryer në dhoma.

Gjithashtu ai nënvizon dhe mosfunksionimin e skanerit, kamerave të sigurisë dhe në ambientet e ajrimi, por dhe numrin e lartë të të burgosurve në disa dhoma.

Gjonpalaj pranon dhe futjen e elektorshtëpiakeve jashtë masave të lejuara dhe kërkon nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve, zgjidhjen e problematikave dhe rikthimin e sigurisë në burg.

Një përmbledhje e problematikave të renditura në një prej e-maileve:

I nderuar Zt. Drejtor,

Shkutimisht po jo informojmë mbi disa nga problematikat e konstatuara në IEVP Peqin.

Në drejtim të strukturës organike, kemi mungesë 7 punonjës të rolit mesëm dhe 62 p.r.bazë.

Në drejtim të akomodimit të burgosurve:

Në ambjentet e observimit ndodhen 37 të burgosur të pasistemueshëm periudha e qëndrimit në ato ambjente është nga 1 deri në 16 muaj.

Në ambjentet e Regjimit të Posaçem 41-bis, ndodhen të akomoduar 23 të burgosur të pasistemueshëm, ky ambjent është populluar pa asnjë urdhër me shkrim.

Në ambjentet e veçimit 4 të burgosur të pasistemueshëm me një periudhë disamujore.

Në ambientet e kolonave të ndermjetëve midis sektorëve dhomat e destinuara për këshillim për të burgosurit, si dhe në klasa (godinat B,C) janë akomoduar 22 të burgosur, praktikë kjo që nuk siguron kushte minimale jetese të burgosurve, si dhe cënon rëndë sigurinë e personelit dhe institucionit.

Në ambjentet e spitalit janë akomoduar 5 te burgosur.

Në dy godinat e Sigurisë janë akomoduar 24 të paraburgosur, praktikë kjo që bie ndesh parashikimeve të nenit 15 të Ligjit Nr.81/2020, si dhe Urdhërit të Ministrit të Drejtësisë Nr.381 dr.19.07.2019 “Për Klasifikimin e IEVP-ve”.

Në të dy godinat e sigurisë së lartë (A,B) janë 160 krevate bosh, pavarësisht se nga përllogaritja e mësiperme rrezulton se mbi  100 të  burgosur qëndrojnë të akomoduar në kundërshtim me aktet ligjore, si dhe jashtë kushteve normale të jetesës dhe sigurisë, në këtë kohë që dimri ka hyrë egersisht.

Në drejtim të sigurisë fizike të, burgosurve/personelit/institucionit:

Të burgosurve ju është lejuar ndërhyrja/investimi në dhoma (rikonsruktim/kompletim), tashmë thuajse të privatizuara, ndërhyrja ne dhoma ka kufizuar shum mundësin e kontrolleve për elementë sigurie dhe sende të ndaluara, ndërsa të ju kërkosh që të marrin të burgosur nëpër dhoma mesa kuptohet ka qën në kufinjët e të pamundurës, fenomen të cilin e shpjegon shuma e sipërcituar 160 vende bosh.

Në të tre godinat (A/B/C), pothuajse të gjitha ambjentet e përbashkëta (dushe/klasa/dhoma këshillimi) e kanë humbur destinimin e tyre pas janë shndërruar në, palestra të personalizuara (ku jo të gjithë të burgosurit e kanë mundësinë ti frekuntojnë), vende ku ushtrohen punime artizanale, lavanteri të personalizuara etj.

Futja/lejimi, si dhe përdorimi pa asnjë kriter nëper dhoma banimi/ambjente të përbashketa pa asnje urdhër apo plan masash i veglave dhe materialeve artizanale, jo vetëm bën të vështirë gjetjen dhe kapjen e sendeve të ndaluara (rasti i kapjes së telefonit te denuarit Ilir Kupa, pasi kishte prerë kasën metalike të derës), por rrezikon  seriozisht jetën e personelit/burgosurve dhe cënon rënd sigurinë e burgut.

Në e dhomave të takimeve të zgjatura (speciale) janë bërë ndërhyrje nga të burgosurit (arredime/kompletim me krevate/dyshekë/kondicionerë/televizorë/ekspres kafeje etj), nga iformacionet që kemi këto dhoma janë të personalizuara.

Të burgosurve u janë lejuar dhe futur në dhoma frigoriferë jashtë përmasave të lejuara, kondicionerë, furra pjekje, vatra gatimi, mikrovalë, thekëse buke, shtrydhëse frutash, aksesorë muzike të komplikuar të pazbërthyeshëm, bokse muzike me përmasa të mëdha, expres kafeje dhe materiale të tjera, lejimi i tyre bie ndesh me:

Parimet e përcaktuara në pikën 2 të nenit 5 të Ligjit 81/2020.

Urdhërin e Drejtorit të Pergjithshëm të Burgjeve, Nr.199, datë 10.02.2023, “Për miratimin  e procedurave  pajisjet elektroshtepiake, mjetet e punës dhe sendet personale në ambjentet e banimit të  burgosurve”.

Urdhërin Nr.416 dt.20.03.2023 të Drejtori i Pergjithshëm i Burgjeve, “Lista e artikujve të lejuar për tu tregtuar nga operatori tregtar”, dërguar me shkresë përcjellëse Nr.2488/2 dt.08.03.2023.

Bën të mundur sofistifikimin e sendeve të ndaluara.

Dëmton energjin elektrike, si dhe është rrezik për djegjen e rrjetit elektrik.

Fenomeni aspak i denjë për kohën, poshtërues dhe diskriminues, ku të burgosur përdoren për të pastruar ambjente/sektorë/dhomat e të “tjerëve” për të transportuar ushqimet dhe plackat e tyre, kjo kategori nuk është e përfshirë në listën organike të punësimit.

Në drejtim të elementëvë të sigurisë:

Skaneri për kontrollin e bagazheve nuk funksionon që nga data 21.10.2023.

Sistemi i monitorimit të kamerave të sigurisë, ka probleme me teknologjinë, në regjim të brëndshem ka ambiente të përbashkëta që përdoren për aktivietete të ndryshme me të burgosurit si klasa palestra, dhoma takimesh me familjarë/virtuale online, takime me avokatet, rrugëdaljet për në ajrosje që janë të pa monitoruara nga kamerat e sigurisë. Ne te dyja godinat sektorët mbulohen vetëm me një kamer, por duke patur parasysh faktin se sektorët kan një gjatësi të konsiderueshme e bën të pamundur mbulimin vetëm nga një kamer.

Të gjitha dyert e banimit të burgosurve në sektorë hapen me një çelës të vetëm, ndersa dryenat e shulave të cilët mbyllen në turnin e tretë, janë cilësi shumë e dobët, gjë e cila cënon rëndë sigurinë e institucionit dhe vetë të burgosurve.

Ky është  një informacion  me disa probleme te dala në punën tonë gjatë rivendosjes së situatës, ku duhet theksuar fakti sepse kemi hasur shumë kundërshtime, rezistencë aktive, si dhe kërcënime nga të burgosurit, në ditët në vijim do keni informacion të plotë me të tjera detaje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?