Skema mashtruese, AKSK: Kujdes nga TXEX mos ndani të dhëna personale
Një tjetër skemë mashtrimi online, pre e të cilës kanë rënë shumë qytetarë vazhdon të qarkullojë në rrjet prej disa kohësh.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon qytetarët për identifikimin e një platforme të vetëquajtur TXEX, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta.
TXEX rezulton që nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë duke vepruar jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar.
Sipas AKSK ka pasur denoncime të shumta nga qytetarët, por si funksionon kjo skemë mashtrimi:
Reklama joshëse dhe të rreme në rrjete sociale (p.sh. Instagram, TikTok). Krijimin e grupeve të simuluara komunikimi në Telegram, ËhatsApp, Signal. Prezantimin e fitimeve të fabrikuara për të ndërtuar besueshmëri tek viktimat. Kërkimin e pagesave shtesë me arsyetimin për “verifikim” apo “tërheqje fondesh”. Mbledhjen e dokumenteve personale sensitive (ID, foto), duke shtuar rrezikun për keqpërdorim të të dhënave personale.
Humbje financiare të parikuperueshme. Rrezik të lartë për cënimin e privatësisë dhe identitetit digjital. Mundësi për keqpërdorim të mëtejshëm të të dhënave personale nga rrjete kriminale.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve që:
Të mos kryejnë transaksione financiare me këtë platformë. Të mos ndajnë të dhëna personale sensitive me subjekte të panjohura. Të raportojnë menjëherë rastet e dyshimta.
Përveç TXEX janë dhe 2 platforma të tjera të ngjashme, ku AKSK ka marrë masa urgjente për bllokimin e aktivitetit të këtyre faqeve mashtruese në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Policia e Shtetit ka nisur një hetim penal lidhur me këtë skemë mashtrimi.
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë