“S’kemi ushqim”- Denoncimi për kushtet e këqija të burgut të shqiptarëve në Maqedoni

4 Prill 2023 | 09:52

Një i burgosur nga burgu i sigurisë së lartë së Idrizovës në Maqedoninë e Veriut ka denoncuar në media kushtet e këqija në të cilat jetojnë më shumë se 70 shqiptarë të Shqipërisë në këtë burg, krahas atyre të Kosovës.

Përmes disa videove të filmuara nga ambientet e burgut, ai denocon kushtet e këqija në të cilat jetojnë, mungesën e ushqimit, ilaçeve deri tek mohimi i të drejtës për të përfituar ulje të dënimit apo deportim në Shqipëri. I riu apelon që ambasada shqiptare në Shkup, apo Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, Krenar Lloga të shikojnë këtë çështje dhe të marrin parasysh kërkesat e tyre.

“Përshendetje, jam I.T i dënuar me burg në shtetin e Maqedonisë së Veriut, jam nga Pogradeci. Jemi plot shqiptarë të Shqipërisë që vuajmë dënimet për vepra të ndryshme penale, por jo në dëm të njerzve. Ne kërkojmë që të dëgjohet zëri jonë, pasi kemi vite që jetojmë këtu me dënime të mëdha dhe kushte shumë ç’njerzore. Në një dhomë e cila është për 4 persona ne flemi  deri në 9 deri në 10 persona, në një ambjent shumë të vogël. Ne flemë në ambjent të përbashkët me njerëz që mund të kenë sëmundje apo edhe probleme mendore dhe ne rrezikojmë shumë.

Pika e dytë ushqim nuk ka, jemi të detyruar ta blejmë vetë deri në 300 euro në muaj, kanë apo skanë familjet tona janë të detyrar të blejmë që ne të jetojmë. Plus ilaçet i blejmë, pasi  institucioni nuk ka asgjë, edhe për telefonata me familajrët jemi të detyruar të blejmë telefona deri në 500 euro që të flasim me familjet tona dhe t’u dëgjojmë zërin.

I bëjmë thirrje Shtetit Shqiptar, Ambasadës Shqiptare në Shkup dhe Ministrit të Drejtësisë në RMV Krenar Lloga të hedhin një sy për 1/3-ën  e dënimeve që ne na takon edhe me deportim, pasi vetëm shqiptarët nuk e përfitojnë dhe vuajnë ditë më ditë dënimin. Ulja e dënimeve është ligjore dhe na takon, deri në lirim me kusht për sjellje të mirë etj. Nuk dimë ku të ankohemi për të drejtat që na takojnë sepse psikologë, edukatorë, avokatë që të interesohen për ne nuk ka. Askush nuk interesohet për ne, në këtë shtet që pretendon të hyjë në BE me këto ligje komuniste apo me ligjet e Titos, që na mal trajton edhe psikologjikisht, që nga mënyra se si na dënojnë pa asnjë kontroll. Nuk na kontrollon njeri si jemi psikologjikisht apo me shëndetin, ushqimin dhe çdo e drejtë tjetër që na takon. Na mohoen të gjitha të drejtat dhe nuk na aprovohet asgjë”, përfundon denocimin i dënuari nga burgu Idrizov në Maqedoninë e Veriut.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026