Skena të pabesueshme të motit, “zbardhen” rrugët në Gjermani

5 Gusht 2023 | 18:37

Kapriçot e motit duket se nuk kanë të ndalur këtë verë. Pas të nxehtit afrikan dhe flakëve që përfshinë Mesdheun, në Gjermani kemi një ulje të ndjeshme të temperaturave, të cilat janë shoqëruar dhe me stuhi breshëri në disa zona.

Në Reutlingen, një stuhi lokale me breshër dhe shi të dendur bëri që rrugët e qytetit të zbardheshin dhe të formohej një shtresë e bardhë deri në disa centimetra, si të ishte borë.

“Gjethet dhe një shtresë breshëri 30 centimetrash bllokuan boshtet e kullimit dhe uji depërtoi në garazhe nëntokësore, bodrume dhe ndërtesa banimi”, njoftoi pushteti lokal përmes një njoftimi në llogarinë në Twitter.

Niveli i lumit Echaz u rrit dhe përkohësisht doli nga brigjet e tij në rrethin Betzingen, por nuk shkaktoi dëme të mëdha, shtuan ata.

Në rrugë dolën borëpastrueset të cilat nisën punën për pastrimin e qytetit megjithëse jemi në muajin gusht.

Kujtojmë se reshje të dendura të shiut përfshinë shumë zona të Sllovenisë por edhe Austrisë jugore duke krijuar një gjendje shumë të vështirë për shkak të përmbytjeve. Fshatra të tëra janë të izoluara nga uji, ndërsa në Slloveni ndërruan jetë 3 persona si pasojë e përmbytjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026