Skenarët e protestës: PD thërret qytetarët te Kryeministria, policia në gatishmëri
8 shkurti është protesta e radhës e opozitës në kuadër të asaj që Partia Demokratike e cilëson si aksion të mosbindjes civile. Por, për dallim nga protestat e vjeshtës së 2024-ës, ky tubim do të rikthejë opozitën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, aty ku kanë qenë protestat tradicionale dhe më të mëdhatë kundër qeverisë.
Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha foli për protestën, duke kërkuar masivitet.
Por, përtej kësaj deklarate të Berishës, burime të ndryshme nga selia blu flasin për këtë protestë si një tubim që do të jetë një tregues force për Partinë Demokratike në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Këtë herë, sipas asaj që është planifikuar, protestuesit do të grumbullohen në bulevard sipas një ndarje të bërë nga organizimi i partisë, ndërsa disa dhjetëra të rinj të FRPD do të shoqërojnë Sali Berishën bashkë me një pjesë tjetër të lidershipit të partisë në marshimin nga selia blu drejt bulevardit, përballë Kryeministrisë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Policia e Shtetit mësohet se ka hartuar një plan masash për të menaxhuar protestën, duke nisur me bllokimin e disa prej akseve që të çojnë drejt bulevardit. Bëhet me dije se forcat e angazhuara për mbarëvajtjen e protestës do të jenë rreth 1 mijë, ndërsa policia ka marrë masa edhe nëse protesta do të spostohet në pjesë të tjera të kryeqytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë