Skenarët e Superligës, Tirana pranë titullit, garë e fortë për Evropën
Kategoria Superiore tashmë ka hyrë në një fazë vendimtare. Deri në fund të kampionatit duhen edhe pesë javë dhe të gjitha skuadrat po bëhen gati për një sforcon e fundit për të arritur objektivat e tyre.
Për sa i përket titullit kampion, Tirana është ndjeshëm më e avantazhuar. Bardheblutë e kanë vetë në dorë fatin e tyre, kryesojnë me 9 pikë dhe mund të shpallen matematikisht kampion që në takimin e ardhshëm nëse ia dalin të mposhtin Kukësin në ndeshjen direkte.
Ndërkohë që një luftë mjaft e fortë po zhvillohet për një vend në kupat e Evropës. Në garë janë 4 skuadra. Teuta, Laçi, Skënderbeu dhe Partizani që ndahen nga vetëm 3 pikë. Teuta e vendit të tretë ndodhet në kuotën e 50 pikëve ndërsa partizani që mban vendin e gjatë është në kuotën e 47 pikëve.
Matematikisht në lojë janë edhe Bylis dhe Vllaznia por për këtë dy skuadra duket mjaft e vështirë duke parë edhe ecurinë që kanë pasur gjatë këtij sezoni. Tani është momenti për të dhënë çdo gjë në fushën e lojës. Koha po mbaron dhe çdo hap i gabuar në këtë fazë të kampionatit do të ndikojë shumë në verdiktet përfundimtare.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania