Skenaristët e Hollywoodit gati të hyjnë në grevë nëse nuk plotësohen kushtet e tyre
Skenaristët e Hollywoodit votuan në shumicë se mund të hyjnë në grevë nëse nuk arrijnë një kontratë më të favorshme me kompaninë.
Nga 9218 vota, 98 për qind e anëtarëve të “Writers Guild of America” ishin pro dhe 2 për qind kundër grevës, e cila u lejon drejtuesve të sindikatave të nisin një ndërprerje pune nëse nuk janë në gjendje të negociojnë një kontratë të re me Aleancën e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit.
Kjo e fundit përfaqëson korporatat mediatike duke përfshirë Amazon, Apple, CBS, Disney, NBCUniversal, Netflix, Paramount Global, Sony dhe Warner Bros Discovery.
“Ju keni treguar forcë kolektive, solidaritet dhe kërkesë për ndryshim, shifrat janë shumë evidente. Ne do të vazhdojmë të punojmë në tryezën e negociatave për të arritur kontrata të drejta për të gjithë skenaristët,” tha Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit.
Kontrata aktuale trevjeçare me studiot e Hollywoodit, e cila ka rreth 11.500 anëtarë, skadon më 1 maj.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm