Skënder Brataj: COVID i ka kaluar 1 mijë mutacione, klinikisht virusi po vdes
Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj thotë se mes rrezikut për jetën nga COVID-19 dhe vaksinimit, qytetarët duhet të zgjedhin këtë të fundit dhe diskutimi të mos shtrohet nëse duhet apo jo me detyrim vaksinimi.
Gjatë emisionit “Now” të Erla Mëhillit, mjeku tha se “nga këndvështrimi shëndetësor nuk mund të pranoj që të rrezikoj shëndetin”.
“E mira e shëndetit publik është që të krijohet imuniteti dhe të dhënat tregojnë se kush vaksinohet e kalon më lehtë. Vaksinohu ose rreziko jetën tënde po të kapi”, u shpreh Brataj.
Nga ana tjetër ai shtoi se “askush nuk e ka fshehur faktin që edhe të vaksinuarit e transmetojnë virusin”.
Gjithashtu Brataj shtoi se “imuniteti natyral është më i mirë sesa vaksinimi por nuk mund të luajmë me jetën”.
Duke bërë një parashikim se edhe sa mund të zgjasë COVID-19, ai tha se “po nuk e kalojë e gjithë bota virusin mund ta kemi edhe për disa vite të tjera”.
“Të gjithë viruset kanë tipike mutacionet që kur del dhe përfundon ciklin. Edhe COVID i ka kaluar 1 mijë mutacione por tani delta është mutacioni më i fortë. Klinikisht virusi po vdes”, tha ai.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun