Skënderbeu, 1 fitore në 5 javë| Gvozdenovic: Të gjithë kemi përgjegjësi
Vendi i katërt në kampionat, por me 1 fitore në 5 javët e fundit, janë statistika shqetësuese për trajnerin Ivan Gvozdenovic tek Skënderbeu. Korçarët përballen të shtunën me Erzenin në shtëpi, për llogari të javës së 15 në Superligë, por barazimi me përmbysje i Kukësit ka lënë një shije jo të mirë.
“Pjesa e dytë ishte dobët. Bëmë analizat pas ndeshjes, kemi mendjen vetëm ëpr ndeshjen me Erzenin. Për ne është e rëndësishme, kritika ka për Kukësin, por dhe gjëra pozitive. Përqëndrohemi vetëm tek Erzeni,” – tha Gvozdenovic.
Më tej, tekniku ka shtuar se me shijakasit do të luhet vetëm për 3 pikë.
“Me Erzenin mendoj vetëm për pikët, stafi, tifozët, lojtarët. Kemi dhe 4 ndeshje deri në fund të kësaj faze. Pastaj do shikojmë të tretën,” – tha ai.
Ndërrimet e shpeshta gjatë javëve të fundit në kampionat, nga ana e trajnerit shihen me sy pozitiv.
“Lojtarët kuptojnë që këto skemi ekipi 1 apo 2, por vetëm Skënderbeu. Do mendojmë rezultatin,” – u shpreh Gvozdenovic.
Skënderbeu renditet në vendin e katërt në kampionat, ndërsa në anën tjetër shijakasit në vendin e shtatë, ndërsa diferenca është vetëm 2 pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta