“S’keni autorizim nga Kuvendi” Ahmetaj kundërshton kontrollin e banesës së partneres

15 Mars 2023 | 12:59

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, ankimon në GJKKO vendimin për kontrollin e banesës së partneres.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se përmes avokatit, deputeti pretendon se është shkelur ligji pasi nuk është marrë autorizim nga Kuvendi.

Avokati i Ahmetaj, thekson në ankimimin e bërë në gjykatë se kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së deputetit, Erjola Hoxha, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cënojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu në ankimim nënvizohet se kontrollet e pabazuara në prova kanë cënuar dinjitetin njerëzor në zonjës Hoxha, shkeljen e privatësisë, si dhe janë në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kontrolli u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, ku u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026