Skualifikimi nga Komisioni i Vlerësimit, Salianji: Ruli më i kujdesshëm në raport me mua, kam një profil politik
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në Euronews Albania ka komentuar deklaratën e Genc Rulit, sa i përket përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në PD.
Salianji ka theksuar se është një person që prodhon politikë dhe se në PD ka persona që duhet të mbanin përgjegjësi për qeverisjet e tyre të mëparshme.
“Kam shumë kohë që nuk e ndjek dhe interesi im është të prodhoj politikë për qytetarët dhe kam marrë vlerësim maksimal qoftë tek qytetarët në rezultat votimi, qoftë edhe të anëtarësia e partisë, duke qenë më i votuar për PD. Padiskutim që reagimi nga qenë i gjithanshëm. Nuk ka s’kualifikim të asnjë personi nga PD, përveç të ndonjë largimi me votë, që edhe ai nuk është përfundimtar, por ka një sugjerim të komisionit në bazë të udhëzimit që në nenin 32 përcakton qartë që kandidatët e PD përzgjidhen nga listat votuar në anëtarësi”, tha Salianji.
“Mua më erdhi shumë mirë që nuk më sugjeruan, e kam një prej meritave, që një pjesë të madhe të aktivitetit politik kam menduar ndryshe nga një pjesë, e për të mos thënë e kaluarës, por personave të cilët në pushtet duhet të mbanin përgjegjësi për PD, për shkak të qeverisjes së tyre. Janë debate të vjetra të bëra nga unë”, u shpreh ai, e cila mesa duket është një përgjigje ndaj Rulit.
Ai theksoi më tej se politikanët, duke iu referuar Rulit, duhet të jenë më të kujdeshëm në raport me njerëzit që kanë një profil politik.
“Debati që vazhdohet në formë të tillë nuk më duket se i shërben PD dhe nuk e di se për cilin qëllimi vazhdon nga persona, të cilët duhet të ishin më të kujdesshëm në raporte me njerëz, të cilët kanë jo vetëm profil politik, jo vetëm sakrificë për PD, por nuk kanë pasur ndonjë përfitim. Unë kam 100% mbështetjen e strukturave të PD-së”, deklaroi ish-deputeti.
Këto deklarata të Salianjit vijnë pasi Gent Ruli, pjesë Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD u shpreh në një emision televiziv se për Salianjin mendoi që nuk ishte i duhur për të qënë kandidat.
Sipas Rulit ka figura të vjetra në PD që prishnin edhe vetë frymën brenda selisë blu.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e 25-vjeçarit, Salianji: Shteti i Ramës po vret, Lleshaj duhet të reagonte i pari
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta