Skuqet bora mbi akullin e Antarktikës
Shkencëtarët ukrainas mbetën pa fjalë kur u zgjuan të hënën dhe panë se bora rrotull stacionit të tyre ishte bërë e kuqe gjak.
Megjithatë, shkaku nuk ishte asgjë e mbrapshtë. Shtresa e kuqe e borës është shkaktuar nga algat mikroskopike, klamidomona nivalis.
Këto alga lulëzojnë në borë kur moti nis të ngrohet, siç shpjegon Ministria ukrainase e Arsimit dhe Shkencës në një postim në Facebook.
Megjithatë, shkencëtarët thonë se alga ndihmon me ndryshimin e klimës.

Shtresa e algave bën që të pasqyrohet më pak diell, dhe kjo bën që akulli të shkrihet më shpejt.
Vetëm temperaturat e ulëta mund ta bëjnë algën të mos jetë aktive.
Kjo dukuri ndodh rregullisht në Arktik, në Alpe dhe në zona të tjera malore.
Në fillim të këtij muaji, temperaturat në Antarktikë arritën një nivel rekord, 18.3 gradë celsius, te stacioni “Esperanca”.
Sipas Organizatës Meteorologjike të Kombeve të Bashkuara, Gadishulli Antarktik, maja në veriperëndim të Amerikës së jugut, është një nga rajonet që po ngrohet më shpejt në planet, pasi temperaturat mesatare për 50 vitet e fundit janë rritur me 3 gradë celsius.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet