Sky News: Izraeli diskuton për armatosjen e disa civilëve në Gaza

8 Mars 2024 | 21:23

Zyrtarët izraelitë thuhet se po diskutojnë armatosjen e disa civilëve në Gaza për të siguruar mbrojtje dhe siguri për autokolonat e ndihmave.

Sipas mediave të huaja, rendi civil është bërë gjithnjë e më i tensionuar në enklavën palestineze dhe javën e kaluar dhjetëra njerëz u vranë në një incident gjatë të cilit turmat rrethuan një kolonë kamionësh me ndihma.

Israel Hayom, i cili raportoi diskutimet mes zyrtarëve izraelitë, tha se civilët e armatosur nuk do të ishin të lidhur me grupet militante.

Është e paqartë se cilët mund të jenë këto grupe civilësh.

Gazeta shtoi se kryeministri Benjamin Netanyahu kishte shtyrë një vendim për këtë çështje, ndërsa zyra e tij nuk pranoi të komentonte mbi raportin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së...
11:39 | 25/07/2026

Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s

Policia belge arrestoi të premten një praktikante në selinë strategjike të NATO-s të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), duke dyshuar se ajo “spiunonte në emër...
11:06 | 25/07/2026

Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia

Parlamenti i Letonisë miratoi ndryshime ligjore që kufizojnë importin e një game mallrash të konsumit rusë dhe bjellorusisht që nuk mbulohen ende nga sanksionet e...
10:19 | 25/07/2026