Basha pas shkarkimit të Nokës: ‘Llumi’ që PD nuk pastroi dot kur qeveriste, po përbalt sot me shpifje demokratët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se shkarkimi i Flamur Nokës nga pozicioni i nënkryetarit të komisionit parlamentar për sigurinë dhe paralajmërimi për përjashtim nga grupi erdhi pas sajesave dhe shpifjeve, të cilat sipas tij i shërbejnë armikut të përbashkët të demokratëve, Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat Basha tha se nuk do të tolerojë askënd që kërkon të kthejnë në bunker Partinë Demokratike për interesat e veta personale.
Teksa risolli në vëmendje vendimin e marrë më 9 shtator për të përjashtuar nga grupi demokrat Sali Berishën (pa përmendur emra), Basha tha se këtë e kishte bërë për të ‘shmangur çdo mundësi përçarjeje që i shërben Edi Ramës’.
Kreu i PD tha se edhe në kohën kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike ka pasur njerëz të korruptuar, të cilët i cilësoi si ‘llum’, një pjesë e të cilëve siç tha, sot janë vënë në shërbim të Edi Ramës kundër demokratëve.
“A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së PD? Padiskutim që po, një pjesë e kemi pastruar, por një pjesë vijojnë të jenë ende; njerëz që kanë kontrata me inceneratorët, njerëz që sot hapin gropa për të pastruar paratë, njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre, që janë të shantazhueshëm nga Edi Rama dhe janë shantazhuar nga Edi Rama. Njerëz që këto para të vendosura me praktika korruptive gjatë kohës së qeverisnim ne, i përdorin për të shantazhuar demokratët në një rrugë pa krye dhe ndërkohë të akuzojnë kryetarin e PD se po u bëka shantazh demokratëve, kjo është e patolerueshme. Kushdo që mendon se do ta kthejë PD në bunker për interesat e veta personale, që do të ndryshojë orientimin tonë euro-atlantik dhe bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, një pjesë të tyre i kemi pastruar në atë kohë dhe një pjesë kanë mbetur. Demokratët e dinë fare mirë kush janë, ku janë, pazaret që kanë bërë dhe bëjnë me Edi Ramën. Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd që t’i bjerë me shkelm interesave të demokratëve”, tha ai.
Këto deklarata kreu i PD i bëri pas takimit me ministren britanike për Europën dhe Amerikat, Wendy Morton me të cilën siç tha kishte diskutuar për bashkëpunimin e mëtejshëm në dy çështje prioritare; shkëputja e lidhjeve të politikës me krimin dhe liria e medias.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta