Sllovenia kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe RMV-në

6 Korrik 2021 | 16:22

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, thotë se Bashkimi Evropian duhet t’u mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ecin përpara me bisedimet për anëtarësim deri në tetor.

“Ne e dimë që Bashkimi Evropian hedh hapa të mëdhenj përpara kur përqendrohet në diçka”, tha kryeministri Janez Jansha në një konferencë me gazetarë.

Ai u shpreh se dy vendet mund të përparojnë në rrugëtimin evropian nëse të gjithë punojnë në këtë drejtim.

“Nëse e vëmë lart në rendin e ditës, do të jemi në gjendje të hedhim hapa konkretë përpara. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të përparojnë në samitin e ardhshëm në tetor nëse të gjithë përqendrohemi në atë”, u shpreh ai në Parlamentin Evropian në Strasburg, raporton Zëri i Amerikës.

Takimi i radhës mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është vendosur të mbahet në datën 6 tetor në Slloveni.

Kryeministri slloven e ka përsëritur faktin se Ballkanin Perëndimor do jetë përparësi gjatë kohës, që ai do të jetë në krye të presidencës së Bashkimit Evropian.

Ai theksoi para eurodeputetëve se nëse Bashkimi Evropian nuk shënon përparim në angazhimin e tij serioz në Ballkan, “këtë do ta bëjë dikush tjetër me vlera dhe interesa të tjera”.

Sipas tij, në Evropë ekzistojnë dy mëdyshje për faktin nëse zgjerimi duhet parë si rëndësi strategjike apo jo.

“Në Evropë, ekziston një mëdyshje nëse zgjerimi është me rëndësi strategjike apo jo. Mendimi im është se po”, tha ai, duyke shtuar se largimi i Britanisë së Madhe e ka tkuurur ndjeshëm BE-në.

Gjatë muajit të kaluar nuk pati pajtim për caktimin e datës për mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shkak për këtë u bë vetoja e Bullgarisë, e cila nuk pranoi t’i hapte rrugë pjesës integruese të Maqedonisë së Veriut pa zgjidhur më parë mosmarrëveshjet mbi gjuhën dhe historinë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026