“S’mund ta pranonim presidentin si ministër propagande”, Noka pas seancës plenare

15 Janar 2024 | 17:51

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha për mediat se nuk do të mund ta pranonin presidentin e Republikës si ministër të propagandës së kryeministrit Rama.

Duke folur kështu pas seancës e cila zgjati vetëm pak minuta ku u votuan ministrat e rinj, Noka tha se prania e presidentit ditën e sotme në këtë seancë të parë të parlamentit, bëri që ai të kthehej në faktor destabilizimi.

“Erdhi sinjë ministër propagande. Sot presidentii Republikës, nuk është më faktor bashkues, ai erdhi si një ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktaturës dhe për mbylljen e çdo hapësire lirie.

Sot Edi Rama thelloi skandalin në marrëdhënie me opozitën. Presidenti i Republikës sot ishte një faktor destabilizues. Këto janë të gjitha arsye se përse opozita do vijojë aksionin pa ndalur. Absolutisht presidenti nuk mund të pranohet nga opozita si ministër propagande i qeverisë”,-tha Flamur Noka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026